All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shtyhet sërish rifillimi i Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 12:33 | Futboll
Shtyhet sërish rifillimi i Kategorisë së Parë dhe të
All - Paragraf - 1

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish.

Zyra e shtypit në FSHF njofton se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

All - Paragraf - 3

Në këto kushte, Sektori i Garave në FSHF ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në të dyja kategoritë të ndodhë fundjavën pasardhëse, më konkretisht, 6 shkurt 2021.

Ndërkohë, lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos