Manchester United tregon se ky mund të jetë vërtetë sezoni i tij në Angli, duke mposhtur Liverpool me rezultatin 3-2 në një ndeshje të vlefshme për FA Cup.
Djemtë e Klopp kaluan në avantazh me Salah, por Manchester është dukshëm më në formë, dhe e konkretizon superioritetin në minutën 26 me një gol të Greenwood pas një pasimi fantastik të Van de Beek.
Manchester United ka mposhtur Liverpool me rezultatin 3-2, në një ndeshje të vlefshme për FA Cup. Goli vendimtar i Fernandes, pas një ndeshje të merituar Salh realizoi dy gola, por nuk mundi të shmangë humbjen Nga ndeshja
Në fillimin e pjesës së dytë, sërish një kundërsulm finalizohet nga Rashford, duke nënvizuar një mbrojtje e “Reds” që pa Van Dyke nuk është e njëjta.
Gjithsesi, sërish egjiptiani Salah barazon në minutën e 59-të, por Liverpool nuk e mban dot rezultatin, dhe një goditje dënimi i Fernandez dekreton një fitore të merituar të “djajve” të Solskjaer. (A2 Televizion)