A2 ka siguruar foto të dy pallateve të shembura në qytetin e Durrësit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Fotot të cilat ndodhen në dosjen e prokurorisë janë të pallatit 6-katësh në lagjen numër 18 në Durrës. Pallati i ndërtuar në vitin 1996, ashtu si në pjesën më të madhe të godinave, shërbente si biznes në katin e parë.
Këtu dyshohet se për shkak të biznesve ka pasur ndërhyrje në muret rrethues, duke bërë që goditja e tërmetit ta hidhte të gjithë pallatin në tokë.
6 persona humbën jetën në këtë pallat.

Pallati tjetër u shemb në dy katet e para të tij, duke u zhytur nëntokë. Fotot i takojnë vitit 2016 dhe 2018, ku kati i parë shërben si njësi shërbimi bar-kafe.
Sipas prokurorisë, pallati është shembur vertikalisht për shkak të punimeve të kryera nga biznesi privat, i cili gjatë deklarimeve ka pranuar se ka ndërhyrë tek muret mbajtëse për të vendosur vetrata xhami.
Në këtë pallat humbën jetën dy persona. (A2 Televizion)
