“S’ka progres në bisedimet e paqes”, reagon Putin: Përvetësimi i aseteve ruse, thikë me dy presa

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 16:47 | Bota
“S’ka progres në bisedimet e paqes”, reagon Putin:

Rusia thotë se bisedimet e paqes me Ukrainën nuk po avancojnë aq shpejt sa do të dëshironte. Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nënvizoi se po punohet për të organizuar një raund të ri negociatash dhe se duhet shumë punë për të arritur progres.

Masakrat e zbuluara në qytezat pranë Kievit, ai i konsideroi të sajuara duke pretenduar se po dëmtojnë të gjithë procesin e bisedimeve për paqe. Peskov përjashtoi mundësinë e falimentit të shtetit rus dhe tha se vendi I tij I ka të gjitha burimet e nevojshme për të paguar borxhet e saj.

Për sanksionet e perëndimit foli edhe vetë presidenti, Vladimir Putin, duke paralajmëruar pasoja kundër vendeve që përvetësojnë asetet ruse.

https://a2news.com/2022/04/06/borrell-nga-nisja-e-luftes-i-kemi-dhene-putinit-35-miliarde-euro/

 “Situata në sektorin e energjisë po përkeqësohet si rezultat masave jo-tregtare, të hapura, përfshirë presionin administrative ndaj kompanisë sonë Gazprom nga disa vende europiane. Ne vërejmë se partnerët tanë po përpiqen sërish të zhvendosin përgjegjësinë për gabimet e tyre në fushën e ekonomisë dhe energjisë të Rusisë dhe t’i zgjidhin çështjet dhe problemet e shkaktuara nga ata në kurrizin tonë. Për më tepër, ne dëgjojmë deklarata zyrtare lidhur me përvetësimin e disa prej aseteve tona. Kjo mund të ndajë ne edhe më tepër. Mos të harrojmë që kjo është një thikë me dy tehe”, shtoi presidenti rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos