Historike! Kombëtarja në "playoff"-in e Botërorit. Asllani heroi i "finales" ndaj Andorrës

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 22:32 | Futboll

Historike! Kombëtarja në "playoff"-in e Botërorit.

Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke zyrtarizuar pjesëmarrjen në playoff-in e Botërorit, falë edhe fitores së Anglisë ndaj Serbisë.

Kristjan Asllani shënoi golin e vetëm të kuqezinjve në minutën e 67 të ndeshjes, pas një sulmi të shpejtë nga e djathta, shkruan A2.

Myrto Uzuni pasoi bukur në zonë për mesfushorin, i cili me të djathtën dërgoi topin në rrjetë. 

45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që rastet e pastra munguan për kuqezinjtë deri në minutën shtesë, kur Berat Gjimshiti goditi traversën pas një goditjeje këndi, shkruan A2.

Anglia ndërkohë fitoi 2-0 ndaj Serbisë, duke bërë që Kombëtarja të zërë vendin e dytë me 14 pikë në grup, 4 më shumë se Serbia.

Renditja e grupit:

Historike! Kombëtarja në "playoff"-in e Botërorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos