Pas Prishtinës dhe Dukagjinit, Armend Dallku po bëhet gati për një tjetër hap në karrierën e tij si trajner. Siç raportohet ish-mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare po bisedon për një rikthim te Vorskla Poltava tani si trajner.
Ekipi ku më parë ka luajtur dhe Taulant Seferi, po e sheh seriozisht kandidaturën e shqiptarit në krye të pankinës dhe siç raportohet në mediat ukrainase dy palët kanë nisur bisedimet.
Ky do të ishte një rikthim për Dallkun, pasi 40-vjeçari ka qenë pjesë e Vorskla Poltavës si futbollist nga viti 2005, deri në vitin 2016. (A2 Televizion)