Legjenda e Flamurtarit, Vasil Ruci, ka shpërthyer në kritika ndaj gjyqtarit të FIFA-s, Florian Lata, në emisionin “Mega Sport”, moderuar nga Altin Sulçe në A2 CNN.
Lata drejtoi takimin Pogradeci-Flamurtari, që përfundoi 0-0, ndërsa vlonjatët kishin tri herë pretendime për penallti.
“Isha në Pogradec. Pashë një ndeshje Pogradeci-Flamurtari dhe vinte njëri vërdallë me një bilbil, më duket sikur korrte barrin. Një me jelek fosforeshent. Çfarë të mbante lumëmadhi? Do e mësoni. Nejse… çfarë të thuash më për arbitrat? Nuk u mërzita se po nuk pësove edhe nga këto gjëra, nuk je entuziast për nesër se nuk ke shpresë. Por jam shumë i lodhur. Flamurtari ka gjëra të mira, por ka edhe defekte. Më pëlqen sepse pjesa më e mirë e Flamurtarit është pjesa drejt sulmit, kurse defektet i ka në mbrojtje”, u shpreh Ruci në “Mega Sport”. (A2 Televizion)