Kaos në Zvicër, Xhaka jashtë skuadrës për Ligën e Kombeve. Rrezikon deri në 5 vjet burg?

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 17:15 | Futboll

Kaos në Zvicër, Xhaka jashtë skuadrës për Ligën e

Kaos në Zvicër pas zhvillimeve që përfshijnë Granit Xhakën. Kapiteni i Sunderlandit dhe i Zvicrës ka pranuar se ka blerë një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, ndonëse nuk e ka marrë kurrë vaksinën.

Pasi kërkoi fajle për “gabimin”, Xhaka do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Futbollisti pritet të merret në pyetje javën e ardhshme nga Prokuroria Publike e Lucernës, e cila do të vendosë nëse do të nisë procedim penal ndaj tij.

Mjeku, i cili është nën hetim për lëshimin e certifikatave false, ishte marrë në pyetje që në vitin 2023, por i kishte mohuar akuzat.

Xhaka kërkoi falje përmes një postimi në "Instagram Story", duke pranuar se nuk ishte vaksinuar kundër virusit.

Ditët e fundit, është diskutuar shumë për një çështje që lidhet me të kaluarën time. Për këtë çështje, dëshiroj të flas personalisht. Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, në atë kohë kisha shumë pasiguri personale dhe rezerva të forta”, shkroi futbollisti.

Ushqeja një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i pushtuar nga frika dhe pasiguria”, pranoi më tej ai.

Në këtë gjendje të trazuar mendore, bleva një certifikatë vaksinimi, në vend që të sqaroja dyshimet e mia përmes kanaleve të duhura. Sot e kuptoj qartë se ky nuk ishte veprimi i duhur. Ishte një gabim. Më vjen keq”, u shpreh Xhaka.

Xhaka rezultoi pozitiv me COVID-19 në shtator të vitit 2022, arsye për të cilën nuk mori pjesë në ndeshjet e kombëtares së Zvicrës gjatë atij muaji.

Nëse ndaj tij ngrihen akuza, Xhaka rrezikon një gjobë të konsiderueshme, ose edhe burgim deri në pesë vjet. Megjithatë, mundësia që futbollisti të përfundojë në burg konsiderohet jashtëzakonisht e ulët.

Ndërkohë, kapiteni i Zvicrës do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kombeve në transfertë ndaj Maqedonisë së Veriut, si dhe në ndeshjet në shtëpi ndaj Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos