Vedat Muriqi i papërmbajtshëm, shënon 4 gola me Fenerbahçen

Nga Dea Kozma
21 Shtator 2026, 13:57 | Futboll

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm! Sulmuesi kosovar ishte protagonist absolut në fitoren e jashtëzakonshme 8-0 të Fenerbahçes ndaj Eyupsporit, duke shënuar plot 4 gola.

Muriqi e nisi spektaklin në minutën e 7-të, shënoi sërish në të 21-ën, kompletoi tripletën në minutën e 47-të dhe vetëm pak më vonë realizoi edhe golin e katërt me kokë.  

Një paraqitje e jashtëzakonshme për 32-vjeçarin, që regjistroi për herë të parë katër gola në një ndeshje zyrtare në karrierën e tij, shkruan A2.

Me këtë poker, Muriqi shkon në 6 gola në kampionat  dhe jep një sinjal të fortë edhe në prag të angazhimeve të Kosovës. Fenerbahçe, ndërkohë, regjistroi fitoren më të thellë në historinë e saj në Superligën turke, në një mbrëmje që padyshim mban firmën e Vedat Muriqit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos