“I jepte nga xhepi i tij, për qejf”! Bicaj tregon premion që dha Rei Manaj që të fitonte Lushnja: 10 mijë euro…

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 18:32 | Futboll

Rei Manaj është grumbulluar nga trajneri Maran për katër ndeshjet që do të zhvillojë Shqipëria në ditët e ardhshme.

I komentuar shumë për mënyrën sesi mbërriti në Shqipëri, mes luksit të zakonshëm që e shoqëron sulmuesin, në Mega Sport, ishte i ftuar edhe trajneri Ditmar Bicaj.

Më herët, Bicaj ka qenë trajneri i Lushnjes dhe Rei Manaj ka mbërritur disa herë në qytetin e lindjes për të dhënë kontribut.

“Po, ka ardhur disa herë dhe është djalë i mirë. Ka dhënë disa herë premio, përshembull në ndeshjen Lushnja-Kukësi, dha 10 mijë euro premio për fitore. I jepte nga xhepi i tij, për qejf”, tha Bicaj (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos