Hysaj titullar, Lazio eliminon Napolin nga Kupa e Italisë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 09:00 | Futboll

Hysaj titullar, Lazio eliminon Napolin nga Kupa e Italisë

Napoli i Antonio Contes tani do të duhet të përqendrohet vetëm te Seria A, pasi i ka dhënë lamtumirën edhe Kupës së Italisë, i eliminuar nga Lazio i Elseid Hysaj.

Në radhët e bardhekaltërve kthehej përsëri titullar mbrojtësi i Kombëtares dhe ai ka luajtur një rol protagonisti në këtë ndeshje, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Ai dha që në minutat e para një asist në aksionin ku u fitua penallti nga Lazio, por që u shpërdorua nga Zaccagni, shkruan A2 CNN.

Më pas, Lazio gjeti avantazhin me Noslin, por Simeone barazoi shumë shpejt.

Gjithsesi, një tjetër aksion i nisur nga këmbët e Hysajt solli golin e dytë të Noslin dhe avantazhin 2-1 me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Përsëri Noslin në fraksionin e dytë të lojës shënoi edhe golin e tretë personal, duke vulosur rezultatin 3-1 që nuk ndryshoi deri në fund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos