Juventusi rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur 2-0 Atalantën në shtëpi. Bardhezinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 28-të me Francisco Conceição, ndërsa në pjesën e dytë ishte Bremer ai që vulosi suksesin, me golin e shënuar në minutën e 77-të.
Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Luciano Spallettit, që pas dy ndeshjesh pa fitore në kampionat merr tre pikë të plota, shkruan A2.
Me këtë sukses, Juventusi shkon në kuotën e 10 pikëve pas pesë javësh, duke u ngjitur në vendin e shtatë të renditjes.
Ndërkohë, Napoli u ndal në barazim 1-1 nga Fiorentina në transfertë. Të kaltërit kaluan të parët në avantazh me Gilmour në minutën e 23-të, por Fiorentina reagoi pas pushimit dhe barazoi me Alex Jimenez në të 51-tën.
Napoli pati mundësi për të marrë fitoren, por pritjet e gardianit David de Gea dhe mungesa e konkretizimit lanë gjithçka në barazim.
Pas këtij barazimi, Napoli ka 7 pikë pas pesë javësh dhe pozicionohet në vendin e 9-të në renditje. (A2 Televizion)