Atletico fiton derbin e Madridit! Skuadra e Diego Simeones mposhti 2-1 Real Madridin në “Metropolitano”, në një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë.
Pjesa e parë u mbyll pa fola. Sfida ndryshoi krejtësisht në minutën e 52-të. Dean Huijsen ndali Giuliano Simeonen në zonë dhe, pas ndërhyrjes së VAR-it, mbrojtësi i Realit u ndëshkua me karton të kuq.
Nga pika e bardhë, Alejandro Grimaldo nuk gaboi dhe i dha avantazhin Atletico-s. Vetëm gjashtë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Giuliano Simeone shërbeu në qendër dhe Jonathan David, me finalizim të saktë, dyfishoi epërsinë e vendasve. Reali, me një lojtar më pak, pati shumë vështirësi për të reaguar. Antonio Rüdiger riktheu shpresën në minutën e 89-të, duke shënuar me kokë pas një goditjeje standarde, por goli erdhi shumë vonë, shkruan A2.
Pavarësisht rasteve, Atletico arriti të ruajë mjaft mirë avantazhin dhe mori tri pikë me vlerë në derbin e Madridit. Për Realin, kjo ishte humbja e dytë në kampionat dhe aktualisht e shohin veten në vendin e katërt me 15 pikë pas 7 javësh të luajtur ndërsa Atletico ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë.
Kreu në LA liga mbahet nga Barcelona me 21 pikë. (A2 Televizion)