Prag ndeshje me Serbinë, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Leskovac, grupi pa dëmtime

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 19:04 | Futboll

Prag ndeshje me Serbinë, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në

Kombëtarja shqiptare mbërriti paraditen e të premtes në Serbi, ku mes masave të rrepte të sigurisë iu drejtua hotelit në Nish.

Pas një pushimi atje, senaca stërvitore nisi në orën 17:30 të ditës së djeshme, ku grupi punoi për pak më shumë se 1 orë, shkruan A2 CNN.

Fillimisht tekniku brazilian mblodhi të gjithë lojtarët dhe me një fjalim të tij, motivoi skuadrën në prag të kësaj ndeshje kaq të rëndësishme.

Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fiizike dhe gati për Serbinë. Trajneri Silvinjo punoi më shumë me goditjet në portë, që në muajit e fundit janë kthyer në një nga pikat më të dobëta për kombëtaren shqiptare, pasi ka realizuar shumë pak në këto kualifikuese. Dueli Serbi-Shqipëri i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026, do të luhet të shtunën në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin e Leskovacit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos