Ekipi i Kombëtares shqiptare është nisur drejt stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja me Serbinë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ndeshja do të luhet në Leskovac, një zonë ku jetojnë edhe shumë shqiptarë.
Në orën 12:28 minuta të ditës së djeshme, avioni i kompanisë “Air Albania”, i pagëzuar si Naimi, u nis nga pista e aeroportit të Rinasit me kombëtaren e Shqipërisë në bord, për të fluturuar drejt Serbisë.
Djemtë kuqezi pas 49 minutash aderuan në aeroportin e Nishit, të blinduar nga Xhandarmëria serbe. Avioni u ul rreth orës 13:20 dhe pas procedurave përkatëse, ekipi iu drejtua menjëherë hotelit i shoqëruar nga forca të shumta policie.
Në orën 16:30 trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj folën për mediat nga stadiumi “Duboçica” i Leskovacit, ndërsa ekipi në orën 17:30 zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është e vlefshme për grupin K kualifikues për Kupën e Botës 2026. Të dyja përfaqësueset luftojnë për një vend në “play-off”, pasi Anglia tashmë thuajse e ka hipotekuar vendin e parë. (A2 Televizion)