Largimi i Adrian Bajramit, Sylvinho: Nuk ndihem fajtor

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 17:46 | Futboll

Largimi i Adrian Bajramit, Sylvinho: Nuk ndihem fajtor

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në konferencën zyrtare para ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit, foli për largimin nga përfaqësuesja kuqezi të Adrian Bajramit, i cili vendosi të luajë me Zvicrën.

“Kishim një listë pritje që më 17 gusht. Dy javë më vonë nuk kisha asnjë përgjigje ndaj isha i lirë të bëja një listë. Kishim miqësoren dhe Letoninë. Një ditë më vonë, pas konferencës, dikush nga federata më telefonoi dhe më tha që Bajrami ka zgjedhur të ndërrojë federatën. Ishte të shtunën, fola me të rreth 30 minuta me telefon, gjithçka është qartësuar. Fat të mbarë, ndodh shumë shpesh në botë, edhe në Brazil. 2-3 lojtarë flitnin për Brazilin apo Italinë. Asgjë më shumë se kaq, kjo është e vërteta. I uroj më të mirën”, tha fillimisht Sylvinho, shkruan A2.

“Nuk ndihem fajtor, mundohem të bëj më të mirën, kam një staf të shkëlqyer që punon çdo ditë në Federatë. Është e vërtetë, e kam takuar dy vite e gjysmë më parë. Ishte fantastike atëherë që një brazilian fliste në gjuhën portugeze në Portugali me një shqiptar që luante në Portugali. Ai kishte shumë probleme te Benfica, nuk luante, ndonjëherë e afruam në ekip. Kam folur me të herën e fundit në qershor të jem i sinqertë, ndonjëherë edhe për situata taktike, që janë private. I mbaj për vete. Të shtunën fola për 30 minuta dhe këtë e mbaj për vete gjithashtu. Por, e përsëris, i uroj më të mirën. Nuk ndihem fajtor në asnjë mënyrë, nuk ka shanse”, shton Sylvinho.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos