Tashmë nuk ka më dyshime. Ndeshja Teuta-Dinamo, e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore do të luhet në datën 17 shtator. Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në 5 shtator në stadiumin Niko Dovana në Durrës, por për shkak se Dinamo pretendoi se ka mungesa të rëndësishme të shkaktuara nga ekipet kombëtare, kjo sfidë është shtyrë sërish.
Kryeqytetasit duhet të bënin pa dy lojtarë të rëndësishëm, për shkak se janë grumbulluar me ekipet Kombëtare, Nasser Aliji me përfaqësuesen kuqezi dhe Hekuran Berisha me Kosovën. Për këtë arsye, dy klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur këtë takim të mërkurën e 17 shtatorit në orën 15:00. (A2 Televizion)