Marash Kumbulla, në konferencën për shtyp para miqësores me Gjibraltarin, ka folur për largimin e Adrian Bajramit nga Kombëtarja, për të luajtur me Zvicrën.
“Gjithësecili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që është këtu, lojtarët që janë më Shqipërinë dhe nuk mendojmë për lojtarët që nuk duan, nuk vijnë apo kanë bërë një zgjedhje tjetër”, deklaroi Kumbulla, shkruan A2.
Në lidhje me ndeshjet e radhës së Shqipërisë, mbrojtësi që luan me Mallorca në Spanjë theksoi: “Kemi parë videot dhe i kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjet me Letoninë e Serbinë. Do i përmirësojmë, kemi pasur kohë për të punuar. Tani do kemi mendjen për Gjibraltarin dhe pastaj të shohim për ndeshjen me Letoninë”. (A2 Televizion)