Tradhtia e Adrian Bajramit? Gazetari: Kishte shumë konkurrencë, duhet të priste

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 08:48 | Futboll

Tradhtia e Adrian Bajramit? Gazetari: Kishte shumë konkurrencë, duhet

Gazetari sportiv Mantho Prokopi ka komentuar në Dita Jonë dhe largimin nga Kombëtarja të mbrojtësit Adrian Bajramit, i cili zgjodhi që t’i bashkohet Zvicrës.

Sipas Prokopit, një nga shkaqet që mund të ketë çuar në largimin e lojtarit mund të ketë qenë dhe konkurrenca e fortë që ai kishte në repartin e mbrojtjes, ku luajnë shumë emra të njohur, duke mos i dhënë atij minutat e nevojshme.

“Ai u largua se nuk kishte minuta, por nuk ishte fajtor Sylvinho. Ai përballej me lojtarë shumë të mirë. Kishte konkurrencë dhe duke qenë moshë e re duhet të priste dhe do të merrte rolin e tij. Ai shkoi në Zvicër ku është më e vështirë. Mund të ketë gjëra prapa kuintave. Thelbi është që ai lojtar është larguar. Më herët tha jam krenar që jam shqiptar, por u largua. Sylvinho u tregua diplomat, i uroi fat lojtarit”, tha Mantho Prokopi në Dita Jonë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos