Kombëtarja shqiptare do të luajë sot miqësoren ndaj Gjibraltarit, një test i mirë që do të shërbejë stafit teknik dhe për ndeshjen me Letoninë në 9 shtator, sfida kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë mbyllën të mërkurën përgatitjet në Malaga të Spanjës ku grupi ishte i plotë dhe pa probleme fizike. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, përfaqësuesja shqiptare është gati për testin me Gjibraltarin dhe pse në letër, nuk është kundërshtari i një niveli të kuqezinjve.
Megjithatë, duke qenë se pak ditë më pas, Shqipëria do të pres në Tiranë, Letonin, një ndeshje shumë e rëndësishme që mund të vendos shumë për rrugëtimin e kuqezinjve në këto kualifikuese, skuadra duhet të japi gjithçka, për të marr maksimumin.
Kjo do të jetë hera e parë që kombëtarja shqiptare luan me Gjibraltarin. Ndeshja do të luhet sot pasdite në orën 18:00 në stadiumin “Europa Point”. (A2 Televizion)