Medalistët olimpik shqiptar rikthehen në Tiranë. Delegacioni olimpik mbërriti në aeroportin Nënë Tereza këtë të hënë pasi shkruan historinë në Paris 2024 duke fituar dy medaljet e para olimpike.
Edhe pse temperaturat ishin të larta, dy mundësit e natyralizuar si shqiptar Chermen Valiev dhe Islam Dudaev u pritën nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, të cilët kishin zgjedhur që dy kampionët t’i përshëndesnin nga afër.
I emocionuar u shfaq presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni, i cili u shpreh se ky është vetëm fillimi i një projekti që premton shumë dhe për të ardhmen.
Aventura në Paris 2024, nuk ishte më e mira për atleten Luiza Gega e cila për A2 CNN tregoi se ende nuk e di se çfarë do të ndodhi me të ardhmen e saj.
Në Lojërat Olimpike ''Paris 2024'' Shqipëria u përfaqësua nga 8 sportistë nga të cilët 3 mundës, dy atlete, dy notarë dhe një qitëse. (A2 Televizion)