
Presidenti francez reagoi pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të së enjtes, ku në një kishë në Nice u vranë tre persona nga një person me thikë.
Macron e vlerësoi ngjarjen si një sulm terrorist islamik. Ai u shpreh se Franca nuk do të dorëzojë vlerat e saj, pasi vizitoi qytetin. Ndërkohë, më shumë forca të armatosura janë vendosur pranë kishave dhe shkollave.
Pas ngjarjes së rëndë, Policia tha se autori i dyshuar është arrestuar menjëherë në vendngjarje. Prokurorët e antiterrorit kanë hapur një hetim për vrasje.
Kryebashkiaku Christian Estrosi e konsideroi ngjarjen “një sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
“Mund ta them se Nisa, ashtu si Franca, ndoshta më shumë se vendet e tjera në Francë, po paguan një çmim të rëndë, sërish viktimë e ‘Islamo-fashizmit’. Nuk ka asnjë dyshim për atë çfarë qëndron pas veprimeve të agresorit, i cili vazhdimisht përsëriste ‘Allahu Akbar’ përballë nesh, ndërsa po trajtohej nga mjekët në vendngjarje”.
Dy sulme të tjera ndodhen gjatë së enjtes, një në Francë dhe një në Arabinë Saudite. (A2 Televizion)