Të paktën, 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur në Vietnam si pasojë e rrëshqitjeve të dherave nga reshjet e dendura që solli tajfuni “Molave”.
Zona më e goditur ishte ajo në zonën bregdetare të Da Nang ku reshjet e shiut u shoqëruan dhe me erë të fortë duke shkaktuar dhe dëme shumë të mëdha.
Sipas të dhënave zyrtare, tajfuni ka prekur mbi 1 milion persona në qendër të Vietnamit, 375 mijë prej të cilëve janë evakuuar.
Deri tani nga dherat janë nxjerrë trupat e pajetë të 19 personave, por raportimet bëjnë me dije se bilanci i fataliteteve mund të jetë edhe më i madh pasi shumë të tjerë mungojnë në apel. (A2 Televizion)