
Klodian Duro është trajneri i ri i Gjilanit. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë faqja e klubit që njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes me teknikun e ri.
Ish-futbollisti i kombëtares ka trajnuar shumë skuadra shqiptare, ndërsa tashmë ka zgjedhur një aventurë të re në elitën e futbollit Kosovar.
Pas largimit të Zekirija Ramadanit, Duro nuk ka kohë për të humbur pasi tri javë e ndajnë nga ndeshja e turit të parë në Conference League. Skuadra nga Gjilani do të luajë me Progres Niedekorn nga Luksemburgu, një kundërshtar i vështirë, por jo i pakalueshëm. Takimi i parë është programuar në datën 13 korrik ndërsa i kthimit pas një jave. (A2 Televizion)