Nishani: Të larguarit nga PD? Janë asete, por lidershipi i PD-së nuk ka vullnet real, dhe hilja del në dritë shpejt

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 23:26 | Politikë
Nishani: Të larguarit nga PD? Janë asete, por lidershipi i PD-së

Janë të shumta personalitetet historike të Partisë Demokratike, si Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, që ne zgjedhjet e 25 prillit garuan vetë, ndërkohë që të tjerë nuk garuan aspak. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish presidenti Bujar Nishani, i cilëson ato ende si asete, por sheh pengesa në partinë e tij.  

“Për të gjithë këto persona unë kam respekt dhe mendoj se janë asete, se çfarë do të bëhet me to, fillimisht duhet ta vendosin vetë. Së dyti, nga lidershipi i PD-së duhet të ketë një vullnet real për përfshirje, për të krijuar hapësirë për bashkim”.

Sipas Nishanit, të ftuar në Absolut 4, “Basha vijon të thotë gjërat e 2017-ës, që ka vend për të gjithë në parti. Por çfarë do të thotë kjo? Vendi për të gjithë krijohet me mekanizma, me përfaqësim real. Në qoftë se e ke me hile, hilja del shpejt në dritë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/18/reflektim-dhe-analize-e-thelle-bujar-nishani-pd-duhet-te-jete-modeli-i-qeverisjes-se-neserme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos