Tërmeti i fuqishëm derdh ujin e pishinës nga qiellgërvishtësi – VIDEO

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 20:33 | Bota
Tërmeti i fuqishëm derdh ujin e pishinës nga

Filipinet u goditën këtë të hënë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë, duke shkaktuar dëme materiale, si edhe disa persona të lënduar.

Ndërkohë, si për të vërtetuar edhe fuqinë e tërmetit, është publikuar edhe një video në rrjetet sociale, e cila ka filmuar momentin e lëkundjes së tokës.

Një qiellgërvishtës në Manila është lëkundur aq fortë sa uji i një pishinë në krye të ndërtesës gjigante është derdhur thuajse i tëri.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:11 me atë lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte 37 kilometra në veriperëndim të Manila-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos