Tërmeti trondit Kretën, me thellësi vetëm 2 kilometra

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 12:06 | Bota

Lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar, këtë të hënë, në ishullin e Kretës në Greqi.

Qendra Europiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se tërmeti i së hënës ka qenë me magnitudë 4,5 i shkallës rihter, me një thellësi vetëm 2 kilometra. Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra nga Ano Arhanes.

Dy ditë më parë, thuajse në epiqendrën e tërmetit të së hënës, u regjistruan lëkundje me magnitudë 5,2 rihter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos