
Ushtria ruse bën me dije se gjatë natës së të dielës dhe mëngjesin e së hënës ka shkatërruar një numër të madh bazash ushtarake dhe pozicionesh të përdorura nga ushtria ukrainas.
Sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes në orët e fundit janë shënjestruar 315 struktura ushtarake të Ukrainës, si dhe u rrëzuan 3 avionë luftarakë.
Zëdhënësi Igor Konashenkov deklaron se pjesa më e madhe e objektivave u goditën me predha të precizionit të lartë Iskander.
Ditët e fundit, ushtria ruse ka përshkallëzuar ofensivën pas fundosjes së luftanisjes simbol të saj nga dy raketa “Neptun” të ushtrisë ukrainase. (A2 Televizion)