
Një shpërthim tritoli ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Orikum të Vlorës, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në një automjet.
Sipas policisë, makina është në pronësi të Vezir Bellos, banues në Orikum të Vlorës. Hetuesit thanë se Bello është shoferi i ambulancës në Orikum.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Bello u mor në pyetje dhe u tha hetuesve se nuk ka konflikte me persona të tjerë. (A2 Televizion)