Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kapeshnicë” në Pejë ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun. I dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.
Në rrethana ende të paqarta, i riu i ka marrë jetën nënës së tij Hyrije Broqi Hyseni duke i prerë kokën me thikë. I gjithë opinioni publik është shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, duke kërkuar shkaqet se përse Urim Hyseni kreu një krim të tillë tronditës.
I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova, i cili shtoi gjithashtu se i dyshuari është arrestuar nga Policia.
I riu ka jetuar për rreth pesë vjet në Gjermani dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë. I pabesueshëm është fakti se Urim Hyseni pritej që pas disa ditësh të kthehej në Gjermani. (A2 Televizion)

