
Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Më 12 korrik, në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e parë ndaj ish-kryeprokurorit, i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg.
Relatore e kësaj çështjeje do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova, ndërsa anëtarë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara. (A2 Televizion)