PD dhe PS, bilanci i fundit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 22:56 | Politikë
PD dhe PS, bilanci i fundit

Largimi i Ruçit nga politika, Lumezi: Ishte surprizë, ka vendosur një standard të ri

Kongresi i Partisë Socialiste dhe largimi i Gramoz Ruçit është diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e “Absolut 4” me analistët Aristir Lumezi, Afrim Krasniqi, Iler Kalemaj dhe Vehab Kolën.

Për analistin Lumezi, largimi i Ruçit në një moment kur partia e tij fiton zgjedhjet, është një standard i ri në politikën shqiptare që nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 30 vite.

“Hapësira që mori Ruçi tregoi që ishte ngjarja më e madhe, por ndryshe nga parti dhe politikanë të tjerë, Ruçi ikën në një moment kur partia ka fituar zgjedhjet dhe s’ka ndodhur ndonjëherë, para 30 vjetësh ka qenë Dritëro Agolli. Ruçi ka vendosur një standard të ri. Ruçi e shtyu karrocën e partisë në mandatin e 3 dhe dha dorëheqjen si ftues dhe ky është një standard i mirë që duhet ruajtur, jo imponues, po me një pjekje politike, duke ndjerë nevojën e kohës”. (për më shumë)

Krasniqi flet për dallimin mes së majtës dhe të djathtës

Partia Socialiste vazhdon të ketë potencial për të tërhequr individë që kanë qenë kritikë. Këtu e shikon analisti Afrim Krasniqi edhe dallimin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që sipas tij te kjo e fundit nuk ka ndodhur kurrë që të ftohen të gjitha figurat.

“Rezultati zgjedhor ka ndryshuar shumë gjëra dhe partitë politike, një gjë që më bën përshtypje është nënshtrimi i partisë ndaj kryetarit. Asnjë nuk e kundërshtoi pjesëmarrjen në stadium. PS vazhdon të ketë potencial për të tërhequr individë që kanë qenë kritikë. Dhe nuk duan të jenë në opozitë me partinë e tyre. Te PD nuk ka ndodhur të ftohen të gjithë figurat dhe ky është dallimi mes së majtës e së djathtës”.

Sa i takon largimit të Gramoz Ruçit nga politika, Krasniqi e shikon si shembull pozitiv, edhe pse ai sipas tij ishte socialisti i fundit në PS, pasi asnjë nga socialistët e ‘91 nuk ka mbijetuar.

“Ruci ishte socialisti i fundit në PS. Asnjë nga të ‘91 nuk ka mbijetuar në PS. Kapi postin më të lartë  dhe e shoh si çështje të zgjedhjes së tij për të shtyrë pensionin e tij në angazhime të tjera. Ka dhënë shembull pozitiv. Mendoj që gjithë politikanët e viteve ‘90 e kanë konsumuar veten e tyre”. (për më shumë)

Vehab Kola: Largimi i Ruçit nuk është standard, përfaqëson pjesën më të errët të politikës

Për politologun Vehab Kola largimi i Gramoz Ruçit nga politika nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe as ndonjë standard, por është aftësia e Ramës për ta shndërruar atë funeral politik, sipas tij, në ngjarje të ditës.

“Nuk është ngjarje e jashtëzakonshme që iku Ruçi, të ikësh kur fiton nuk është ndonjë standard, ke gjetur diçka më të mirë se pushteti, nuk e dimë. Aftësia e Ramës për ta spektakolarizuar atë funeral politik për ta shndërruar në ngjarje të ditës”. (për më shumë)

Largimi i Ruçit, Kalemaj: Nuk ka dhënë ndonjë kontribut të çmuar, duhej të ishte bërë më parë

Analisti Ilir Kalemaj thekson se tërheqja e Gramoz Ruçit ka skena politike duhej të ishte bërë më parë. Në studion e Absolut 4 ai tha se Ruçi nuk ka dhënë ndonjë kontribut të çmuar të mendimit politk apo të sendërtimit të modelit politik. Sipas tij Ruçi ka mbajtur rol konservator në PS dhe ka qenë patriarku i saj në momente kyçe. Kalemaj shprehet se duhet të ketë qarkullim elitash dhe jo riprodhim të tyre. (për më shumë)

Etiketimet për Ruçin ngjallin debate në “Absolut 4”

Është shoqëruar me debate mes Vehap Kokës dhe Aristir Lumezit analiza në studion e Absolut 4 në lidhje me largimin e Gramoz Ruçit nga politika. Shkak për këtë u bë një etiketim që politologu Vehap Kola i bëri kryetarit të Kuvendit kur tha se është politikan që përfaqëson pjesën më të errët të politikës në Shqipëri. Gazetari Aristir Lumezi shprehu mosdakordësinë e tij në lidhje me këtë etiketim, teksa solli në vëmendje ish-kryeministrin Berisha, që ka qenë doktor i bllokut në kohën e diktaturës.

Lumezi: Kemi ca klishe që Ruçi ishte ministri që vrau e preu në Shkodër. Edhe Berisha ka qenë doktor i bllokut.

Kola: Ruçi ka nënshkruar urdhrin për qitës në Shkodër.

Lumezi: Qitës ka edhe sot dhe ata që u vranë nuk u vranë nga snajperat, po dritaret e bodrumeve në 21 janar.

(për më shumë)

PD pas zgjedhjeve, Kola: Të jetë e sinqertë, pa komplekse me ndërkombëtarët, të respektohet nga kundërshtarët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha fitoi bindshëm zgjedhjet e brendshme të partisë. Por çfarë pritet tashmë nga ai, në stinën e re politike që e sheh në opozitë?

Sipas opinionistit Vehap Kola, edhe pse këshillimi i një lideri politik është i vështirë, e rëndësishmja është që PD të jetë e vërtetë me elektoratin e saj.

“Do të doja që PD të ishte më e vendosur gjatë viteve që do të jetë në opozitë. Kjo sepse dyzimi i saj ndërmjet konservatorizmit të saj dhe përpjekjes për t’u evropianizuar ka patur kosto politike. Pra do të doja që të ishte më e vërtetë dhe e sinqertë”.  (për më shumë)


Krasniqi: PD sillet sikur e gjithë shoqëria e ka tradhtuar, nuk analizon gabimet e veta

Mbi të ardhmen politike të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të brendshme të fituara sërish nga Lulzim Basha, politologu Afrim Krasniqi mendon se po diskutohet më shumë në media sesa në strukturat e partisë opozitare.

“Kam përshtypjen se më shumë bëjmë debat ne mbi strategjitë e PD sesa bëjnë ato në grupet parlamentare dhe në Këshillin Kombëtar. Ata thonë që kanë 70 mijë anëtarë por kjo nuk do të thotë që janë 70 mijë demokratë, sepse të jesh demokrat duhet të jesh një njeri model, që ka lidhje me vlerat konservatore”, thotë ai në emisionin “Absolut 4”.  

(për më shumë)

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos