Ushtria e Kosovës në "aksion", stërvitje të përbashkët me trupat amerikane

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 17:43 | Kosova

Për herë të parë në histori, trupat ushtarake të Kosovës janë duke zhvilluar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë amerikane.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan se trupat e Kosovës janë duke treguar përkushtim dhe profesionalizëm. Kjo stërvitje është pjesë e Defender 21, e cila po mbahet edhe në Shqipëri.

“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos