Debat i ashpër në Kuvend, Haradinaj përplaset me Kurtin: Mos jeni agjent i Serbisë?

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 14:33 | Kosova
Debat i ashpër në Kuvend, Haradinaj përplaset me Kurtin: Mos jeni

Seanca e Kuvendit të Kosovës u kthye në një lloj interpelance me kryeministrin, Albin Kurti. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, foli me tone të ashpra ndaj shefit të qeverisë, aq sa iu tërhoq vëmendja që të bëjë kujdes me fjalorin.

“A je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa je mbajtur në burg? Pra a mban Serbia diçka mbi ty, me t ëcilën të mban peng sot e kësaj dite. A është më në rrezik Kosova prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit tënd në burg.”, tha Haradinaj.

Kurti nuk dha një përgjigje për këtë. Ndërsa një tjetër deputet I opozitës e pyeti atë lidhur me një marrëveshje të 2019-ës mes ish presidentit Hashim Thaçi dhe NATO-s, të cilën kreu I Lëvizjes Vetëvendosje e konsideroi të rrezikshme pasi sipas tij nuk lejon dërgimin e ushtrisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

“Pyetje kryeministër, tani pas një viti ju realizuat një takim në Bruksel përkatësisht me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, a e adresuat shqetësimin tuaj për këtë marrëveshje të ashtuquajtur të fshehur dhe të 19 prill 2019 dhe cili është qëndrimi juaj sot për këtë marrëveshje?”, e pyeti Fadil Nura.

 “Kjo është një marrëveshje e dëmshme dhe është një fakt që e kemi trashëguar si shumë fakte të tjera të mëhershme, por nuk mund ta rregulloj një të keqe të madhe me një takim të vetëm të parë.”, theksoi Kurti.

Kryeministri kritika pati edhe për një marrëveshje tjetër të firmosur nga Thaçi.

“Më 19 prill 2013 ka nënshkruar ish-kryeministri i Kosovës marrëveshje me ish-kryeministrin e Serbisë në Bruksel me 15 pika, 6 prej të cilave i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe përkatësisht ‘Zajdenicës’, pra aty janë rrënjët e së keqes.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos