Një viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 16:11 | Kosova
Një viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar një vdekje nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se bazuar në 1.904 testime, janë shënuar edhe 14 raste të reja pozitive me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 93 pacientë, ndërsa raste akive janë 3.551.

Që prej rasteve të para me Covid-19, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.258 raste me COVID-19, prej të cilëve kanë ndërruar jetë 2.240 qytetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos