Për të dytën ditë radhazi, Kosova nuk regjistron asnjë viktimë nga Covid-19

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 16:15 | Kosova
Për të dytën ditë radhazi, Kosova nuk regjistron asnjë

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3012 testime dhe janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19.

Prej nisjes së pandemisë, Kosova ka regjistruar në total mbi 107 mijë raste raste me COVID-19. Prej tyre kanë humbur jetën 2.239 persona ndërsa 3631 raste mbeten aktive.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 95 pacientë për një total prej 101.374 pacientësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos