Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë Tonin Vocaj

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 09:38 | Aktualitet
Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë Tonin Vocaj

Tonin Vocaj, drejtori i Policisë Kriminale, kalon Vettingun dhe konfirmohet në detyrë.

Drejtori i Policisë Kriminale rezultoi i pastër në të tre komponentët e vlerësimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

https://a2news.com/2019/12/18/vettingu-ne-polici-nderpritet-procesi-per-drejtorin-e-laboratorit-te-kriminalistikes/

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e pyeti Vocajn edhe për foton e publikuar në media në 2013 me Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Sipas Vocajt ai është njohur me Frrokun në vitin 2006 kur ndiqnin studimet në Universitetin “Kristal”. Fotot janë publikuar në faqen e tij në Facebook muaj para se të kryhej vrasja e komisar Dritan Lamajt.

Sipas Vocajt nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë konflikt. Sipas Vocajt, ai ka shkuar i pari në vendngjarje, madje ka qenë ai që ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e Frrokut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos