Vijojnë “firot” tek Alibeaj, largohet këshilltari i grupit parlamentar

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 20:07 | Politikë
Vijojnë “firot” tek Alibeaj, largohet këshilltari i grupit

Një tjetër zyrtar i lartë në anën e Partisë Demokratike të Alibeajt ka vendosur të largohet së fundmi nga detyra që i ishte caktuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilltari ligjor i grupit parlamentar, Marash Logu bën me dije se ka dorëzuar dorëheqjen.

Ai falënderon drejtuesit për besimin dhe shprehet se do të mbetet anëtar i PD, por pa dhënë arsyet e kësaj dorëheqje.

“Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike”, shkruan Logu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/31/alibeaj-me-gjuhe-te-ashper-ndaj-berishes-meriton-percmim-akuza-prej-komunisti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos