
Vllaznia ka njoftuar se administrator i klubit, Suad Lici, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij “për arsye të angazhimeve të tij personale”.
Dorëheqja është pranuar dhe Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur që administratori i ri i klubit të jetë Benjamin Naku.
Ndërkohë, Lici do të japë kontributin e tij te Vllaznia në pozicionin e koordinatorit teknik. (A2 Televizion)