
Zgjatja e fashës së orarit të lëvizjes ka sjellë rënie të fluksit të qyetarëve në rrugët e kryeqytetit, ndihmuar edhe nga dita e pushimit për festën e Pashkëve.
Dyqanet ushqimore dhe farmacitë qëndrojnë hapur deri në 17.30, duke i dhënë më shumë hapësirë kohore për të kryer blerjet. Në tregun ushqimor pranë njësisë nr. 1 në kryeqytet, duket një e hënë normale, larg prezencës masive të qytetarëve, kur gjithçka mbyllej në13:00.
Çfarë nuk ka ndryshuar është detyrimi për të marrë autorizim për të dalë nga shtëpia, që tashmë nga 60 minuta kalon në 90 minuta. Këtë detyrim jo të gjithë e kanë respektuar.
Edhe farmacitë duken më të lehtësuara me orarin e ri. Por, veç farmacive dhe dyqaneve ushqimore, qepenat i kishin hapur edhe disa biznese të tjera.
Zgjatja e fashës së orarit prek edhe bankat, të cilat këtë të hënë ishin në ditë pushimi, për shkak të festës së Pashkëve. (A2 Televizion)