Votimi dhe numërimi elektronik, Balla akuza opozitës: Qëllime djallëzore me projektin

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 21:06 | Politikë
Votimi dhe numërimi elektronik, Balla akuza opozitës: Qëllime

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i konsideron "djallëzore" propozimet e PD-së për të zbatuar votimin dhe numërimin elektronik në qarqet Korçë dhe Fier. Sipas numrit dy të PS-së, varianti më i mirë për të zbatuar këtë projekt pilot është Tirana.

“Nuk e di pse mendja djallëzore e PD shkon për ta hequr këtë proces nga Tirana. Në fund të fundit, në Tiranë, niveli i njohjes së teknologjisë është më i lartë. Fakti që PD kundërshton Tiranën të bën të dyshoj për qëllime të tjera djallëzore”, deklaroi Balla.

Balla komentoi edhe përpjekjet e KQZ-së për votimin e emigrantëve ku akuzat ndaj opozitës nuk munduan as në këtë proces.

“Përpjekjet e vazhdueshme të PD për ta penguar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit është një përpjekje antishqiptare”, vijoi ai.

Balla është drejtuesi i PS-së për qarkun e Elbasanit ku përballë do të ketë homologun demokrat, Gazmend Bardhi dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Monika Kryemadhi ka qenë kandidate për deputete në Elbasan, Lulizm Basha ka qenë kandidat për deputet dhe Elbasani e di fare mirë se asgjë nuk e lidh Elbasanin me ta dhe ajo që është më e rëndësishmja është që nuk kujtohen të kenë bërë asnjë punë në shërbim të komuniteti”, tha ai.

Këto deklarata Balla i bëri në mbyllje të fazës së dytë të përzgjedhjes së kandidatëve përmes platformës "Deputeti që Duam". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos