Ka votuar mëngjesin e sotëm, drejtuesja e partisë "Lëvizja për Ndryshim", Jozefina Topalli.
E shoqëruar nga familjarë të saj, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se sot nis një kapitull i ri për shqiptarët.
“Unë jam e sigurt se ndryshimi fillon te kutia e votimit. Dhe sot është një ditë kur do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste, një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot, fillon një kapitull i ri” deklaroi Topalli, e cila kandidon në disa qarqe. (A2 Televizion)