Vrasja e 2 personave në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 10:32 | Kronikë
Vrasja e 2 personave në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka arrestuar një person, të dyshuar si autori i vrasjes së dy personave një ditë më parë në Lezhë. Gjithashtu, është shpallur në kërkim vëllai i tij, për përkrahje të autorit të krimit.

Sipas policisë, pasi u bë i mundur sigurimi i provave për autorin e dyshuar të vrasjes së dy personave në pyllin e fshatit Lalm Lukaj të Lezhës, në pranga u vu shtetasi  A. P., 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, me precedent kriminal  në fushën e krimeve ndaj personit.

“Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. P., si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit”, thotë Policia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/rikthehen-ngjarjet-kriminale-atentat-vellezerve-ne-durres-2-te-vrare-edhe-ne-lezhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos