Vrasja e Breshanajt, burime nga grupi hetimor: Më shumë se 2 persona të përfshirë në ngjarje

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 09:47 | Kronikë
Vrasja e Breshanajt, burime nga grupi hetimor: Më shumë se 2 persona

24 orë pas ekzekutimit mafioz të 26-vjeçarit nga Vlora, ngjarja mbart ende shumë mister. I ekzekutuar në mes të natës me një skemë mafioze të testuar edhe më parë, atentatorët kanë lënë pas pak gjurmë. 

Sipas burimeve nga grupi hetimor në ekzekutim janë angazhuar më shumë se dy persona. Atentatorët kanë vepruar në këmbë, ndërsa mjeti i tyre qëndroi i parkuar një rrugicë më poshtë nga ku do të mund të largoheshin më lehtësisht. Ata janë lajmëruar të vepronin kur viktima iu afrua banesës, duke e kapur në befasi. 

Lëvizja e viktimës dyshohet se është gjurmuar prej disa ditësh ndaj dhe policia lokale ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë me disa ambiente që 26-vjeçari ka frekuentuar ditët e fundit. Djegia e mjetit të atentatorëve,  së bashku me armën e krimit la pas pak detaje që mund të ndihmonin hetimin.  

Po ashtu dëshmitë e familjarëve nuk arritën të orientojnë një pistë të re hetimi. Edhe miqtë e 26-vjeçarit kanë dëshmuar se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të tij në Shqipëri. Ndaj kryesisht hetimet lidhen me përfshirjen e tij në aktivitet kriminal në Belgjikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos