
Një person është vrarë me armë zjarri në Peqin, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:39.
Nga të dhënat e policisë së shtetit, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, në fshatin Gjoçaj Peqin, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi A. B., rreth 35 vjeç.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)