
Zgjedhja për të mos ju bashkuar aleancës veri atlantike është e natyrshme. Qëndrimin e tij presidenti Aleksandar Vucic e përsëriti mbrëmjen e së dielës në Nish, ku u mbajt ceremonia kryesore me rastin e 20-vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s. Kjo sipas tij ishte një zgjedhje e natyrshme.
Një turmë e madhe njerëzish ripanë skenat e sulmeve ajrore mbrëmjen e së dielës, shumë prej të cilëve duke mbajtur qirinj në duar, në homazh të viktimave.
“Populli i Serbisë mori me dinjitet vendimin se nuk e do anëtarësimin në NATO, dhe neutraliteti ushtarak është zgjedhja jonë e natyrshme. Nuk kemi kërcënuar askënd, duam vetëm të mbrojmë hapësirën dhe vendin tonë. Dhe në këtë qëllim jemi gjithnjë e më të përgatitur pasi Serbia sot është 10 herë më e fortë se sa në vitin 1999 dhe 20 herë me e fortë se në vitin 2008”, tha Vucic.
Kreu i Kishës Ortodok Seserbe, Patriarku Irinej, e akuzoi NATO-n për ato që i quajti sulme pa dallim dhe tha se fushata e bombardimeve e kishte lumturuar djallin. “Ata shkatërruan fabrikat tona, industritë, rrugët dhe hekurudhat. Nuk kursyen as fëmijët e vegjël të cilët erdhën me gëzim por u larguan me dhimbje nga kjo botë”, u shpreh kleriku. (A2 Televizion)