Protesta e banorëve, Durrës, prej 10 ditësh asnjë vlerësim për pallatin

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 13:30 | Aktualitet
Protesta e banorëve, Durrës, prej 10 ditësh asnjë

Mbi 60 familje të një pallati 13-katesh në lagjen nr.5 të Durrësit kanë protestuar njëzëri në lidhje me mosreagimin e strukturave shtetërore për vlerësimin e pallatit të tyre.

Grupet e bashkisë kanë kryer thjesht një inspektim me sy të lirë, por askush nuk iu ka thënë si është gjendja e strukturës së këtij objekti dhe kjo ka bërë që banorët të jenë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, në një kohë që janë në ditën e 10 pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.

Banorët shprehen se një pjesë e mureve të brendshme të këtij pallati ishin plasaritur që në tërmetin e 21 shtatorit, por që atëherë e deri më tani askush nuk ka bërë një raport zyrtar mbi gjendjen e pallatit. Ndërsa ndërtuesi ka ndërruar jetë rreth dy muaj më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos