Zgjatja e afatit të vetingut, votimi caktohet më 10 shkurt, PS-PD ende pa konsensus

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 17:06 | Politikë
Zgjatja e afatit të vetingut, votimi caktohet më 10 shkurt, PS-PD ende

Data 10 shkurt është caktuar tashmë në agjendën parlamentare për të hedhur në votim amendamentin kushtetues që zgjat afatin e organeve të vetingut, ndonëse deri tani palët nuk kanë dakordësi për këtë. 

Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qasje ndaj kësaj nisme. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Alibeaj, nënvizoi se amendamentet kushtetuese duhet të ishin shqyrtuar bashkë, si propozimi i PD-së ashtu edhe ai i PS-së.

Homologu socialist, Taulant Balla hodhi poshtë pretendimet duke nënvizuar se afatet janë strikte, ndërsa çështja emergjente.

Mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk e konsideron si çështje politike të sajën, duke lënë të kuptohet se nuk negocion me opozitën për ta bindur. Rol ky që duket se i është besuar ndërkombëtarëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos