
“Këto janë zgjedhje plotësuese dhe për shkak të kësaj edhe Rama u shpreh se tonet do të jenë të buta. PS ka kandiduar figura të dorës së dytë dhe jo figura të forta. Ata janë një parti e mirëorganizuar”.
Kështu u shpreh analisti Ilir Kalemaj sa i përket zgjedhjeve lokale të 6 marsit dhe kandidatëve të PS. Sa i përket opozitës, Kalemaj tha se opozita është më e dobësuar si kurrë më parë.
“Më shumë po sulmojnë njëra-tjetrën dhe kjo është një bonus i shtuar për PS-në. PD apo Rithemelimi po mundohen të konkurrojnë më shumë për vendin e dytë. Dy pjesët e PD kanë zgjedhur kandidatura sa më përfaqësuese dhe nga ana tjetër ka bastione që në 30 vjet ka qenë në anën e djathtë. Në rastin e Shkodrës, kemi figurën e Bardh Spahisë dhe nga ana tjetër kemi një figurë si Xhemal Bushati, një figurë me përfaqësim sa i përket edhe familjes së tij. Ka për të qenë një garë e ethshme. Nëse këta do të ndahen 50 me 50, përfiton PS dhe mund të kemi edhe një surprizë”, tha Kalemaj. (A2 Televizion)