“Situata në Shkodër është më e mira në 30 vite për PS-në”

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 20:46 | Politikë
“Situata në Shkodër është më e mira në 30

Arben Pëllumbi, deputet i PS, anëtar i kryesisë së kësaj partie, u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se PS shkon në zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër me situatën më të mirë të mundshme në 30 vitet e fundit.

“Shkodra ka qenë një bastion i djathtë, të cilin ne e kemi synuar vazhdimisht, por kemi pasur një diferencë votash. Por nëse sot do të uleshim dhe do të bënim llogaritë matematikore se cilët janë numrat në Shkodër dhe cili është realiteti, ne mendojmë se mund të na dalin llogaritë në Shkodër, por jo thjesht se janë dy kandidatë nga e djathta. Që nga vitit 2019, në Shkodër ne kemi bërë një punë organizative dhe presim rezultatet. Sigurisht që presim benefite edhe nga fakti sesi futet kundërshtari në këto zgjedhje.

https://a2news.com/2022/02/03/kalemaj-ps-ne-zgjedhje-me-figura-te-dores-se-dyte-por-jane-te-mireorganizuar/

Ne e besojmë fitoren e edhe Shkodër për shkak të organizimit të strukturave, pasi kjo është ajo që të jep rezultat.

Ne kemi një figurë shumë të mirë në atë zonë dhe besojmë se jemi në Shkodër me më të mirën tonë në këto 30 vite. Nëse do të na japin ndonjë bonus krahu tjetër, mirë se të vijë, por ne nuk i kemi bërë kështu llogaritë”, u shpreh Pëllumbi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/03/i-fitojme-te-6-bashkite-ne-zgjedhje-pellumbi-ne-debat-besojme-ne-3-elemente-te-rendesishem/
https://a2news.com/2022/02/03/nese-meta-largohet-nga-president-fuqizon-nje-nga-kampet-ne-zgjedhjet-lokale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos